Lajme
Zhbogar, përfaqësues i BE-së në Kosovë
Zhbogar së pari do të marrë udhëheqjen e zyrës të KE-së, që në të ardhmen do të quhet "zyrë e BE-së në Kosovë"
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton ka caktuar të mërkurën ministrin e jashtëm të Sllovenisë Samuel Zhbogard që të jetë shef i zyrës së BE-së në Kosovë.
Në këtë mënyrë i është dhënë fund një procesi pothuajse njëvjeçar prej kur zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë është vetëm me ushtrues detyre, ndërsa po ashtu ushtrues detyre ka edhe në postin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në Kosovë, shkruan Evropa e Lirë.
Zhbogard së pari do të marrë përsipër udhëheqësinë e zyrës të KE-së, që në të ardhmen, sipas marrëveshjes mes shteteve anëtare të BE-së do të quhet “zyrë e BE-së në Kosovë”.
Më pas, gjatë muajit janar vendet anëtare në nivel ministrash duhet të pajtohen që ta emërojnë zotin Zhbogaj edhe në funksionin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Kështu, në të ardhmen, të dy postet do t’i ushtrojë i njëjti person, i cili do të jetë edhe shef i zyres edhe përfaqësues i lartë i BE-së.
Deri në fund të muajit janar, ushtrues detyre i përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në Kosovë është diplomati Italian Fernando Gjentilini, të cilit mandati i tretë i përkohshëm i skadon në fund të muajit janar.
Në BE besojnë se deri në atë kohë do të kryhen edhe procedurat e nevojshme për të mundësuar që Zhbogar, prej shkurtit të vitit që vjen t’i marrë përsipër të dy funksionet.Deri më tash zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian nuk ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me zyrën e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, ndërkaq me hyrjen në fuqi të traktatit të Lisbonës, tash, në vendet ku ka përfaqësues të posaçëm, ata përfaqësues janë në të njëjtën kohë edhe shef të zyrave.
Në Kosovë, për dallim me vendet tjera, BE-ja nuk do të ketë delegacion por do të ketë vetëm zyre, sepse delegacionet janë në vendet që BE-ja i trajton si shtete, ndërkaq Kosovën nuk mund ta trajtojë si shtet përderisa të gjitha shtetet anëtare të mos e njohin pavarësinë e saj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?











