Shkurt.ch
Zhduken disa kilogramë mjete shpërtheyese në një shkollë rekrutimi
Me rastin e kontrollimit që u është bërë arkave me municion në një shkollë rekrutësh të këmbësorisë është konstatuar mungesa e disa kilogramëve të materies shpërthyese
Ushtria ka bërë të ditur se në një shkollë rekrutësh është paraqitur zhdukja e një sasie mjetesh shpërthyese. Me rastin e kontrollimit që u është bërë arkave me municion në një shkollë rekrutësh të këmbësorisë është konstatuar mungesa e disa kilogramëve të materies shpërthyese, shkruan srf.ch.
Këtë njoftim e ka bërë sot Departamenti Federal i Mbrojtjes, transmeton albinfo.ch. Departamenti në fjalë ndërkaq nuk e ka saktësuar nëse bëhet fjalë për dinamit, fitila ndezës ose tela për aktivizimin e materies shpërthyese nga larg.
Zëdhënësi i ushtrisë nuk ka mundur të japë më shumë hollësi. Ai ka shtuar vetëm se mund të jetë fjala për vjedhje ose për ngarkesa me defekte.
Duke qenë se bëhet fjalë për një problem serioz, autoritetet e ndjekjes në kuadrin e ushtrisë kanë iniciuar një proces hetimi.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit










