CH-Ballkani
Zhduken dy vajza shqiptare në Greqi
Sipas autoriteteve greke, dy vajzat e mitura, Denisa 17 vjeçe dhe Emanuela 16 vjeçe, janë larguar nga familja e tyre dhe s’kanë dhënë asnjë shenjë jete që prej datës 12 mars
Policia greke është vënë në alarm pas zhdukjes së dy motrave me origjinë shqiptare nga banesa e tyre në Dylesi të Thives, 60 km në veri të Athinës.
Sipas autoriteteve greke, dy vajzat e mitura, Denisa 17 vjeçe dhe Emanuela 16 vjeçe, janë larguar nga familja e tyre dhe s’kanë dhënë asnjë shenjë jete që prej datës 12 mars.
Dy ditë më vonë familjaret kanë denoncuar zhdukjen e dy vajzave të mitura, ndërkohë që askush në qytezën e vogël të Dylesit nuk ka informacion se ku mund të ndodhen ato, raporton TCH, përcjell albinfo.ch.
Çdo kërkim në të njohur, miq dhe familjarë të tyre, ka rezultuar pa sukses, ndërkohë që ekspertët e krimit elektronik po verifikojnë kontaktet e tyre në rrjetet sociale.
Pikërisht në rrjetet sociale janë vendosur edhe shpresat e autoriteteve për gjetjen e të miturave, ndërkohë që familjarët bëjnë apel kujtdo që di diçka për vendndodhjen e tyre, të komunikojë sa më shpejtë me autoritetet policore, ne numrin SOS 116000, ose me fondacionin “Buzëqeshja e Fëmijës”, ku edhe garantohet anonimati i informacionit.
Autoritetet greke kanë dërguar foto të vogëlusheve edhe në pikat kufitare dalëse të vendit, ndërsa në kufirin me Shqipërinë, do të ketë kujdes edhe më të madh prej patrullave policore.
Informacion do t’i dërgohet edhe palës shqiptare, për gjetjen dhe kthimin pranë familjes të dy vajzave të mitura.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












