Jeta në Zvicër
Zhdukja e futbollistes shqiptare, ende në kërkim të saj
Zhdukja e futbollistet shqiptare, Florijana Ismaili, po konsiderohet mister.
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar në lidhje me zhdukjen e Ismailit.
Ismaili është 24-vjeçare dhe luan për kombëtaren e Zvicrës dhe ekipin Young Boys.
Ajo që nga dita e djeshme nuk është lajmëruar, ndërsa herën e fundit është parē në liqenin e Como-s në Itali me një mik të saj. Nga e shtuna nuk është lajmëruar.
Në lidhje me zhdukjen e Florianës, ka reaguar edhe klubi zviceran Yong Boys.
Ata shpresojnë në gjetjen e Florianës.
Mediat italiane kanë shkruar se Floriana së bashku me një mike e kishin marrë një anije afër qytetit italian Musso në liqenin Comom, rreth 20 kilometra larg kufirit me Zvicrën.
Tutje ata raportojnë se Floriana kishte kërcyer në ujë dhe prej atëherë ajo nuk është shfaqur mbi ujë.
Mikja e saj menjëherë kishte kërkuar ndihmë nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
“Jemi shumë të shqetësuar, por nuk e kemi humbur shpresën se çdo gjë do të shkojë mirë. Jemi në kontakt të ngushtë me familjen e Ismailit dhe ju lutemi të mirëkuptoni se për momentin nuk mund të japim komente të tjera. Sapo të mësojmë më shumë, do t’ju informojmë”, thuhet në reagimin e klubit zviceran.
Deri më tani janë angazhuar edhe helikopterët zviceranë për kërkimin e Floriana Ismailit, e cila ka lindur në Bernë. Prindërit e saj janë shqiptarë dhe vetë Floriana ëshë lojtare e ekipit Young Boys që nga viti 2011.
Floriana që nga viti 2014 ka deputuar edhe në ekipin kombëtar të Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












