Bota
Zhytja tradicionale e romakëve në lumin Tiber
Banorët e Romës, siç e do tradita, e shënuan nisjen e Vitit të Ri duke u larë në lumin Tiber në qytet. Këtë vit qielli ishte i kaltër dhe temperatura më e lartë se zakonisht në këtë kohë, por uji qe i ftohët.
Por, tradita e larjes në ujin e lumit në qytet ekziston që nga viti 1946. Këtë vit, katër zhytës hynë në ujë me më shumë stil sesa të tjerët, duke u hedhur nga ura 30 metra e lartë në qendër të kryeqytetit.
Zhytësi veteran, Maurizio Palmulli, i njohur si Zotëri OK, ka zënë vendin e tij tradicional në zhytjen finale, duke përshëndetur turmën pasi që u nxor nga uji me anije shpëtimi.
Shumica e njerëzve që u zhytën në ujë kishin dëshira për një vit sa më të mbarë dhe më shumë paqe, e disa madje shtuan se shpresojnë që këtë vit qeveria italiane të bie meqë nuk pajtohen me politikën e saj. E, 2018-a ishte vit turbulent për Italinë, meqë fituan qeveri djathtiste.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Rritet kriminaliteti në Graubünden Kriminaliteti në kantonin Graubünden ka shënuar rritje gjatë vitit 2025. Sipas statistikave të policisë kantonale, janë... -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana -
Cyrihu tenton sërish rritjen e pagave për politikanët lokalë, pas refuzimit nga qytetarët












