Lajme
“Ziraat Bankasi” bankë e re turke në Kosovë
Në Kosovë është hapur edhe një bankë e re turke, “Ziraat Bankasi” duke e çuar në 4 numrin e bankave të Turqisë. Përveç saj, janë edhe “BKT”, “Teb” dhe “Ish Bank”
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka dhënë licencën për hapjen e një banke të re turke, duke çuar në katër numrin e bankave turke në Republikën e Kosovës. Licenca i është dhënë bankës “Ziraat Bankasi A.S”, e cila konsiderohet njëra nga bankat më të mëdha në Turqi, që ka shtrije në 16 shtet.
“Kjo bankë, e cila selinë e saj e ka në Turqi është njëra ndër bankat më të mëdha në këtë vend dhe ka të shtrirë aktivitetin e saj në 16 vende të tjera të botës, duke përfshirë shumë shtete të Bashkimit Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Asetet e tërësishme të kësaj banke janë rreth 100 miliardë dollarë amerikanë”, thuhet në raportin e BQK-së.
Para Ziraat Bankasi, në Kosovë janë edhe licencuar edhe tri banka të tjera turke, “BKT”, “Teb” dhe “Ish Bank”. BKT dhe TEB janë dy bankat më me ndikim në Kosovë që kanë një numër të madh klientësh.
Kjo bankë (Ziraat…), siç konfirmon BQK, operon në të gjitha segmentet e tregut, me një portofol të shumëllojshëm produktesh dhe shërbimesh, me shtrirje të theksuar në fushën e bujqësisë.
“Hyrja në sektorin financiar të Republikës së Kosovës e një banke me aktivitet të përmasave botërore, përveç që do të luajë rol të rëndësishëm në rritjen e konkurrencës në sektorin bankar, njëkohësisht dëshmon stabilitetin dhe atraktivitetin e këtij sektori për investitorët e huaj”, konsideron BQK.
Në kohën kur tregjet bankare po ballafaqohen ende me probleme të natyrave të ndryshme dhe me largim të pjesëmarrësve, tregu financiar i Kosovës, sipas të njëjtit njoftim, vazhdon të jetë atraktiv.
“Me miratimin e kësaj licence, numri i pjesëmarrësve në sektorin bankar të Republikës së Kosovës arrin në dhjetë sosh”, thuhet në deklaratën e Bordit Drejtues të BQK-së.
E-Diaspora
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët Teleferikët dhe linjat hekurudhore malore në Zvicër raportojnë një sezon dimëror relativisht të mirë, megjithëse ka... -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Në cilat qytete është më lehtë të hapësh biznes












