Lajme

Zjarr në Himarë, pamje nga pushuesit kosovarë

Temperaturat e larta janë bërë shkak i djegies së pyjeve në shumë vende të botës. Së fundmi, zjarri i madh kishte kapluar edhe një zonë të Vlorës në Shqipëri, pamje të cilat ishim mësuar t’i shihnim vetëm në qytete jashtë Shqipërisë.

Ndërkaq sot, pushuesit nga Kosova në Himarë kanë dërguar pamje se zjarri ka kapluar edhe atje një zonë përreth.

Zjarre ka pasur edhe në territorin e Kosovës, por autoritetet kanë arritur t’i lokalizojnë ato.