Shkurt.ch
Zjarr në klubin shqiptar “Dardania”
Klubi në të cilin ka shpërthyer zjarri ishte hapur pak ditë më parë, gjegjësisht në fillim të shkurtit të këtij viti
Pasditen e të premtes ka shpërthyer një zjarr në barin e hapur rishtas “Dardania” në Villmergen të kantonit Aargau.
Bari ose klubi shqiptar ndodhet në zonën industriale të Villmergenit, në një ndërtesë ku janë të vendosura zyrat e firmës Rosconi.
Për të fikur zjarrin kishin ardhur një numër i madh makinash zjarrfikëse nga disa qendra përreth, të cilat ia dolën që të fikin zjarrin mjaft shpejt. Por, për shkak të tymit të shumtë dhe të dendur, zjarrfikësve u është dashur që për një kohë të gjatë të pastrojnë ajrin e ndërtesës nga tymi.
Klubi në të cilin ka shpërthyer zjarri ishte hapur pak ditë më parë, gjegjësisht në fillim të shkurtit të këtij viti, shkruan azonline.ch. Dëmi i shkaktuar nga zjarri duhet të jetë disa dhjetëra mijë franga, bën të ditur policia e cila njofton po ashtu se nuk ka pasur persona të lënduar dhe as nuk ka pasur nevojë të evakuohet askush.
Mbetet i paqartë shkaku i zjarrit. Policia e Kantonit të Aargaut ka filluar hetimet për gjetjen e këtij shkaku.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











