Lajme
Zjarret masive shkatërrojnë qindra shtëpi në Australi
Zjarret masive jashtë kontrolli në Australinë Lindore, kanë shkatërruar qindra ndërtesa dhe shtëpi, deklaruan zyrtarët.
”Tri zjarre në veri të Uellsit të Ri Jugor (NSW), janë përhapur me shpejtësi të madhe”, deklaroi Shërbimi Zjarrfikës Rural (RFS).
”Në zonën Rappville zjarret kanë shkatërruar shtëpi dhe ndërtesa”, deklaroi RFS, duke u kërkuar banorëve të strehohen dhe të mbrohen, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.
Zjarrfikësit po luftojnë me temperaturat e larta, ndërsa erërat e forta krijojnë përhapje të shpejtë të zjarreve.
Zëdhënësi i RFS, Greg Allan, deklaroi se nuk do të ketë pushim deri të mërkurën.
Banorët në zonën Tenterfield kanë kërkuar strehim, ndërsa në Queensland vazhdon shtimi i zjarreve.
Temperaturat në luginën Lockyer kanë arritur 41 gradë celcius.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar Këshilli Federal miraton një plan veprimi për të luftuar aktivitetet e paligjshme të grupeve kriminale aktive... -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut











