Lajme
Zjarret në Shqipëri, ministrat apelojnë qytetarët
Dy ministra të qeverisë ai i Punëve të Brendshëm, Dritan Demiraj dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kanë ngritur alarmin për këtë situatë
Përhapja e zjarreve në pyjet e Shqipërisë ka vënë në alarm institucionet e këtij vendi. Dy ministra të qeverisë ai i Punëve të Brendshëm, Dritan Demiraj dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kanë ngritur alarmin për këtë situatë. Dy ministrat kanë thënë se zjarr vënia është e qëllimshme dhe kjo konsiderohet si e paprecedentë dhe se rrezikon sigurinë kombëtare.
“I nxehti ka bere që në vendin tonë për tashme dy muaj të ketë shumë zjarre. Drejtoria e përgjithshme e emergjencave civile, zjarrfikësit, policia e shtetit, forcat e armatosura, bashkitë, prefekturat po punojnë natë e ditë për të vendosur situatën nën kontroll. Inkurajoj të gjitha këto struktura që po luftojnë me zjarret në çdo cep të territorit për të shpëtuar njerëzit dhe pasurinë kombëtare. Zjarrvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombëtare dhe përgjegjësit do te kapen e dënohen”, ka thënë ministri Demiraj transmeton albinfo.ch.
Ndërsa ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli thotë se kjo është situatë thuajse e paprecedentë nga veriu në jug për shkak të zjarreve. “Por më të tmerrshëm e bën fakti që janë të qëllimshme”, shkruan Kodheli në profilin e tij në facebook.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











