Bota
Zona Shengen: Pa vizë, por me formular
“Sistemi Evropian i Informacioneve të Udhëtimit dhe Autorizimit” (ETIAS) nuk do të thotë rikthim i vizave”, ishte mesazhi i komisionerit të BE-së për Çështje të Brendshme, Ditris Avramopoulos, për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një deklaratë për “Deutsche Wellen”.
Në Komisionin Evropian janë të vetëdijshëm se shtetasit e këtyre vendeve janë të interesuar shumë për masat e reja rreth futjes në zonën Shengen, sepse është paralajmëruar një dokument i ri i domosdoshëm për futjen në zonën Shengen, përcjell albinfo.ch.
Në BE thonë se lëvizja e lirë dhe liberalizimi i vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor (shtetasit e Kosovës ende nuk e gëzojnë këtë të drejtë) janë “hapa historikë”, të cilat nuk kontestohen me masat e paralajmëruara për kontrolle shtesë.
“Ballkani Perëndimor është një rajon shumë i rëndësishëm dhe partner i afërt me Bashkimin Evropian. Qëllimi ynë është që të ruajmë këtë afërsi dhe të gjitha masat kanë për synim lëvizjen më të lehtë dhe kontaktet më të shpejta mes shtetasve të vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor”, thotë komisioneri Avramopulos, në deklaratën për DW.
Ai shpjegon se sistemi i ri ETIAS është propozuar para një viti si pasojë e ardhjes më masive të personave pa viza në BE.
Qëllimi i këtyre masave është, siç thotë komisioneri Avramopoulos, që të forcohet sistemi evropian i administrimit të kufijve dhe migrimit – që është në të mirën e BE dhe vendeve që nuk kanë nevojë për viza.
“ETIAS nuk do të thotë rikthim i vizave, por është një mekanizëm që duhet ta përdorin të gjitha vendet prej nga udhëtohet pa viza në hapësirën Shengen, duke përfshirë edhe Kanadanë dhe SHBA. Qytetarët që gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza edhe më tej do të udhëtojnë në hapësirën Shengen, por do të kenë një leje, një dokument, para se të futen në këtë hapësirë”, ka theksuar ai.
Shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë reaguar me zemërim pas paralajmërimeve për rivendosjen e masave të reja për futjen në zonën Shengen.
Ata kujtojnë tani vitet e pritjeve para ambasadave, procedurat e gjata dhe pritjet e vizave, ndjenjën e të qenit qytetar i rangut të dytë. Në vitin 2009 është festuar me të madhe heqja e vizave për shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, ndërsa në vitin 2010 edhe për ata të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.
Në komentet në këto vende thuhet se po kthehen vizat, por me një emër tjetër. Nuk ndihmojnë shumë as pohimet në Bruksel se këto masa do vlejnë për shtetasit e 60 vendeve nga mbarë bota. “Po na kthejnë mbrapa, në vend që të afrohemi me BE”, thonë në Ballkan.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











