Lajme
Zoran Zaev brenda kësaj jave e formon qeverinë
LSDM dhe partnerët e shumicës së re parlamentare brenda kësaj jave pritet të finalizojnë marrëveshjen për formimin e qeverisë së re, që nënkupton edhe ndarjen e resorëve ministrore
Lidhja Socialdemokratike e Maqedonisë (LSDM) dhe partnerët e shumicës së re parlamentare brenda kësaj jave pritet të finalizojnë marrëveshjen për formimin e qeverisë së re. Mandatari për formimin e qeverisë, Zoran Zaev tashmë po i zhvillon bisedimet intensive për ndarjen e dikastereve me partitë shqiptare, BDI-në, Besën dhe Aleancën për Shqiptarët.
Nga takimet e deritanishme të BDI-së dhe Lëvizjes Besa me LSDM-në nuk janë dhënë informacione se cilat resorë të ekzekutivit i kanë për synim.
Nga të dyja partitë mund të kuptohet se bisedimet në raundin e parë kanë qenë të fokusuara parasëgjithash në prioritetet e qeverisë së re reformatore, ndërsa nuk është diskutuar për emrat dhe ndarjen e resorëve ministrore.
Aleanca për Shqiptarët, bisedimet me LSDM-në, i fillo sot me ç’rast pritet edhe fjalim i liderit të LR-PDSH-së, Zijadin Sela për formimin e qeverisë së re. Kreu i LR-PDSH-së konferencën për mediet do t’i mbajë për herë të parë pas rrahjes brutale në 27 prill në Kuvend, ku nga gjithë deputetët e shumicës parlamentare pikërisht personin që pësoi më shumë lëndime ishte Zijadin Sela.
Një ditë më parë funksionari i lartë i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se të gjitha partitë shqiptare do të duhej ta mbështesnin qeverinë e re deri në stabilizimin e vendit nga kriza e deritanishme, edhe nëse nuk përfshihen në ekzekutiv. Por, Taravari për mediet lokale thotë se gjithësi do të insistohet në implementimin e deklaratës së partive shqiptare.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”














