Kuriozitete
Zuckerberg shpik paisjet që thotë se do të jenë e ardhmja e punës
Meta zbulon Meta Quest Pro, syzet e para virtuale të menduara për metaverse
Gjatë eventit Connect, grupi i cili udhëhiqet nga Mark Zuckerberg, zbuloi syzet virtuale Meta Quest Pro, që kushtojnë 1799,99 euro, duke përfshirë edhe kontrolluesin Meta Quest Touch.
Nuk ka nevojë për një kompjuter të jashtëm, duke pasur çdo gjë që i nevojitet për të funksionuar në mënyrë të pavarur.
“Metaverse është një teknologji e mrekullueshme e cila dhuron shumë mundësi. Ne besojmë në këtë vizion, më shumë njerëz dhe krijues janë tani në realitetin virtual dhe më shumë marka në metaverse është tregues se e ardhmja nuk është kaq larg.
Përveç lojërave, do të jetë një përvojë sociale” – tha Mark Zuckerberg në eventin Connect, një vit pas ndryshimit të emrit nga Facebook në Meta, për t’i përqendruar përpjekjet e shoqërisë te metaverse.
Gjatë prezantimit të Meta Quest Pro u njoftua edhe bashkëpunimi me Microsoft. “Metaverse do të ndryshojë çdo gjë, nga loja te produktiviteti.
Dhe nëse e bëjmë bashkë, jam i bindur se mund të formësojmë të ardhmen e realitetit virtual, për ta bërë përdorimin e saj më interesant se kurrë”. Këto ishin fjalët me të cilat Satya Nadella, Ceo i Microsoft, prezantoi një seri aplikacionesh të rimodeluara për të shfrytëzuar më së miri metaverse nëpërmjet syzeve virtuale të Meta.
Nadela, i cili mori pjesë në eventin Connect, tha më tej se “si Microsoft jemi entuziastë që bashkëpunojmë me Meta, për të sjellë online versionin e ri të Teams, i menduar qëllimisht për metaverse. Në të ardhmen, mund të përdorni avatarët tuaj për të bërë punën e zakonshme në një mjedis që mund të zhdukë distancat”.
Te syzet Quest Pro vjen edhe një variant i Microsoft 365, paketa e gjigantit amerikan kushtuar produktivitetit, nga Office te cloud.
Në fushën e videolojërave, Microsoft ka përfshirë te Meta Quest Pro edhe shërbimin Xbox Cloud Gaming, në versionin beta, i cili do t’i lejojë lojtarët të aksesojnë titujt kryesorë të konsolës, duke përdorur vetëm lidhjen e internetit.
Meta Quest Pro është i pajisur me sensorë me rezolucion të lartë, që premtojnë përvoja të avancuara të realitetit të ndërthurur.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












