Lajme
Zug, Basel dhe Cyrih kryesojnë listën e kantoneve më konkurruese në Zvicër
Zug, Basel-City dhe Cyrih mbeten kantonet me ekonomitë më konkurruese në Zvicër, sipas një studimi të ri të bankës UBS. Graubünden, Valais dhe Jura ndodhen në fund të renditjes, duke pasqyruar dallimet e mëdha rajonale në perspektivat e zhvillimit ekonomik, shkruan swissinfo, transmeton albinfo.ch.
Treguesi i Konkurrueshmërisë Kantonale (CCI), i cili bazohet në 57 parametra që matin potencialin afatgjatë të zgjerimit ekonomik, i vlerëson kantonet në raport me rezultatin maksimal prej 100 pikësh. Tre kantonet kryesore mbeten të pandryshuara në krahasim me raportin e vitit 2023, duke lënë pas Vaud (78), Aargau (77), Gjenevën (73), Basel-Country (73), Lucernën (72), Schwyz-in (71) dhe Schaffhausenin (68).
Ticino, i renditur në vendin e 20-të me një rezultat 52, ka bërë përparim të lehtë falë strukturës së tij ekonomike, por penalizohet rëndë nga tregu i dobët i punës, ku regjistron një nga rezultatet më të ulëta në nivel kombëtar. Në fund, Graubünden (44), Valais (44) dhe Jura (33) mbeten kantonet më pak konkurruese, kryesisht për shkak të sfidave gjeografike dhe qasjes së kufizuar për bizneset.
Sipas ekspertëve të UBS, ndryshimet kryesore që nga viti 2023 lidhen me zhvillimet në tregun e punës dhe mjedisin e kostos. Popullsia aktive pritet të ulet ose të ngecë në më shumë se gjysmën e kantoneve gjatë dekadës së ardhshme, çka do të ndikojë drejtpërdrejt në konkurrueshmëri, transmeton albinfo.ch.
Megjithëse konkurrenca tatimore ka humbur rëndësi pas vendosjes së taksimit minimal global nga OECD, normat kantonale të taksave mbeten një faktor vendimtar për kompanitë. Përveç tyre, mungesa e banesave, rritja e qirave dhe çmimet e larta të energjisë elektrike po shihen gjithnjë e më shumë si sfida kyçe.
Studimi vë në pah edhe varësinë e kantoneve nga eksportet, duke theksuar se proteksionizmi i rritjes veçanërisht tarifat e reja të vendosura nga SHBA paraqet rreziqe për kantonet më të orientuara drejt tregjeve ndërkombëtare. Ndër më të ekspozuarit janë Nidwalden dhe Neuchâtel, ndërsa Cyrihu, Vaud, Gjeneva, Zug dhe Basel-City shfaqin rezistencë më të madhe.
Analiza zbulon gjithashtu dallime të theksuara brenda kantoneve: në Ticino, Lugano ka perspektiva më të forta se Bellinzona dhe Mendrisiotto, ndërsa në Graubünden, qyteti i Churit rezulton më dinamik sesa rrethet alpine përreth, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











