Ekonomi
Zug, “lugina e kriptomonedhave”
Fshehtësia e sistemit bankar të Zvicrës është shndërruar në subjekt sulmesh nga e gjithë bota në lidhje me pastrimin e parave dhe evazionin fiskal
Zug është një nga vendet më të bukura në Zvicër, por ky qytet i vogël në jug të Cyrihut është i njohur edhe për diçka tjetër dhe turistët nuk vijnë vetëm për të shijuar bukuritë.
Pjesa më e madhe e turistëve nuk vijnë në këtë qytet të vogël për të parë vetëm perëndimin, sado përrallor që të jetë, por ata vijnë për të kuptuar dhe për të zbuluar sesi Zug-u u bë i njohur si “lugina e kriptomonedhave”, që do të thotë shtëpia e shumë firmave, të cilat emetojnë dhe operojnë me anë të kriptomonedhave.
Fshehtësia e sistemit bankar të Zvicrës është shndërruar në subjekt sulmesh nga e gjithë bota në lidhje me pastrimin e parave dhe evazionin fiskal.
Ky shtet duhet të kërkojë që të shndërrohet në “kombin e kriptomonedhave”, ndërsa Zug-u në kryeqytetin e tij, u shpreh muajin e kaluar, ministri i Ekonomisë, Johann Schneider-Ammann, shkruan ‘Monitor’.
Për këtë qëllim, Zvicra po vepron në bazë të rregullave jo strikte për bizneset e kriptomonedhave, edhe pse vendet e tjera po i shtrëngojnë rregullat e tyre, përcjell albinfo.ch.
Një industri e tërë po zhvillohet për të ruajtur të paprekur asetet e kriptomonedhave, siç janë driver-at në të cilat ruhen çelësat kriptografikë, në vende të fshehta, të ftohta dhe të pajisura me skuadrat e specialistëve më të mirë.
Në Zug, përkrahja dhe mbështetja që i është dhënë dhe po i jepet kriptomonedhave duket qartë. Në këtë qytezë ndeshesh kudo me tabela të vogla ku shkruhet “Pranohen Bitcoin”, të cilat qëndrojnë të varura në vitrinat e një numri të madh dyqanesh, madje edhe në tregun e verës.
Në vitin 2016, Zug-u ishte vendi i parë në botë që pranoi Bitcoin si formë pagese për disa shërbime publike.
Sipas PwC, rreth një e katërta e totalit global të vitit të kaluar prej pesë miliardë dollarësh në ofertat fillestare të monedhës, është ngritur në Zvicër.
Nga dhjetë prej Ofertave Fillestare më të mëdha të monedhave, katër prej tyre e kishin bazën në Zug. Ky qytet e ka vendosur që shumë kohë më parë se do të përkrahë sipërmarrësit e kriptomonedhave, për shembull duke u lejuar kompanive që të operojnë në bazë të pasurisë së tyre në monedhën “dixhitale”, sesa t’i detyrojnë që t’i kthejnë ato në monedhën “Fiat”.
Taksat kanë qenë prej kohësh të ulëta. Pas Luftës së Dytë Botërore, qyteza dikur e peshkimit uli normën e tatimit në korporata në 8.5%. Kjo normë, e cila është aktualisht në 14.6% vijon të jetë konkurruese në krahasim me normën prej 21% të Cyrihut.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël












