Kosova
Zv.ministri në detyrë i Diasporës, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale
Vazhdojnë ftesat nga Gjykata Speciale
Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, zv.ministri në detyrë i Diasporës, Isni Kilaj, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në Hagë.
Kilaj, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar ftesën, duke thënë, se sot ka marrë një fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për të dëshmuar për UÇK-në.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur ushtarë e bashkëluftëtarë të mi, sot mora Fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për të dëshmuar për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Unë po e shoqëroj këtë njoftim me fjalimin tim të mbajtur në Carrallukë në vorrimin e Heroit të Kombit, Imer Krasniqi!”, ka shkruar Kilaj.
Po sot është konfirmuar se ftesë për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale në Hagë, ka marrë ftesë për intervistim edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla dhe ish ish-eprorin e lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-agjentin e SHIK-ut, Naim Miftarin.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë













