Lajme
Papunësia në Zvicër, më e ulëta që nga viti 1991
Ekonomistët parashikonin norma të papunësisë midis 2.0 dhe 2.1 për qind ndërsa "të pastruar sezonalisht", të gjithë prisnin 2.2 për qind
Në fund të qershorit, në qendrat rajonale të punësimit (RAV) ishin të regjistruar si të papunë 92.511 persona. Kjo është 5,493 më pak se në muajin maj, siç raportohet nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco).
Shkalla e papunësisë, me këtë rast është përcaktuar “sezonalisht”. Pra duke përjashtuar faktorët sezonalë, ajo mbetet e pandryshuar nga muaji i kaluar në 2.2 për qind, transmeton albinfo.ch. Ekonomistët e kishin llogaritur këtë: ata parashikonin norma të papunësisë midis 2.0 dhe 2.1 përqind ndërsa “të pastruara sezonalisht”, të gjithë prisnin 2.2 për qind.
Përmirësim i situatës së tregut të punës
Situata e tregut të punës është përmirësuar vazhdimisht gjatë vitit të kaluar, shkruan sda.ch. Kështu, nëse një vit më parë rreth 132,000 njerëz ishin të regjistruar si të papunë, shifra ka rënë në 122,000 në fund të vitit 2021 dhe në maj ajo ra nën 100,000, që ka ndodhur për herë të parë në më shumë se dy vjet e gjysmë.
Shkalla e papunësisë ra nga 2.8 për qind një vit më parë në 2.6 për qind në fund të vitit 2021. Zvicra për herë të fundit ka pasur një normë nën 2 për qind në nëntor të vitit 2001.
Më pak punëkërkues
Mjedisi i favorshëm për punonjësit mund të shihet edhe në numrin e punëkërkuesve, i cili ka rënë më tej në qershor, për 6512 në 168944. Sipas statistikave të Seco, më shumë se 225,000 njerëz ishin në kërkim të një pune një vit më parë.
Numri i vendeve të lira të raportuara në RAV u rrit për 694, duke arritur në 71,742. Nga këto, 57,179 ishin subjekt i detyrimit për regjistrimin e vendeve të punës për profesionet me një shkallë papunësie të paktën 5 për qind, përcjell albinfo.ch. Këtu përfshihen disa profesione në industrinë e hotelerisë dhe hotelierisë ose në ndërtim.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
St. Gallen ka parkingun më të shtrenjtë në Zvicër Parkimet e reja për motoçikleta shkaktojnë kaos në St. Gallen: 12,000 franga gjoba në 20 ditë... -
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj -
Baseli ul ndjeshëm tarifat për marrjen e shtetësisë zvicerane nga 1 korriku -
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë











