Lajme
Zvicër: 141 të infektuar dhe dy të vdekur nga Covid-19 brenda një dite
108 raste të reja të konfirmuara ishin raportuar të martën, 43 të hënën dhe 99 të dielën. Sot po ashtu janë raportuar dy vdekje të reja
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot (e mëkurë), 141 infeksione të reja me koronavirus për Zvicrën dhe Lihtenshtajnin. Ky numë, tregon për një rritje të sërishme tüë infeksioneve, shkran srf.ch. Të kujtojmë, 108 raste të reja të konfirmuara ishin raportuar të martën, 43 të hënën dhe 99 të dielën.
Duhet thënë po ashtu se, kur, para një jave u raportua numri prej 142 infeksionesh të reja brenda një dite, u tha se kjo ishte shifra më e lartë që nga 30 prilli, kur ishin regjistruar 145 raste. Me 141 rastet sot, i bie se ka sërish një ngritje të konsiderueshme të trendit. Megjithatë, duke iu referuar shefit të ri të Task Forcës Shkencore të Zvicrës për koronavirusin, Martin Ackermann, shifrat rreth njëqind në ditë, nuk duhet marrë si shqetësuese
BAG ka raportuar tüë mërkurën gjithashtu për dy vdekje të tjera nga koronavirusi. Deri më tani kanë vdekur 1693 persona që ishin testuar pozitivisht për Covid-19. Llogaritur në 100,000 banorë, kjo korrespondon me 19.7 viktima.
BAG gjithashtu ka azhurnuar shifrat e personave të karantinuar dhe të vetizoluar, përcjell albinfo.ch. Sipas kësaj, 767 njerëz janë aktualisht në izolim dhe 2962 në karantinë. Këto të dhëna janë në dispozicion për 24 nga 26 kantonet dhe nga Principata e Lihtenshtajnit. Përditësimi bëhet të paktën të mërkurën dhe të premten.
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Nemo rikthen trofeun e Eurovisionit Eurovision po përballet me një krizë që po thellohet pasi këngëtari zviceran Nemo, fituesi i vitit... -
Politikani i Aargaut kërkon që autostradat të kthehen në 130 km/orë -
Të dielën orari i ri i SBB -
Mungesë banesash: rritja e ofertës nuk po ecën me kërkesën -
Kosova rikthehet në Davos në Zvicër me “House of Kosova” 2026












