Lajme
Zvicër: 1633 infeksione dhe 13 të vdekur në 24 orët e fundit
Ky numër i infeksioneve e vë mesataren e 7 ditëve në 1699 që është 18 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar në pasditen e sotme 1,633 raste të reja që kishin rezultuar pozitive për virusin corona në 24 orët e fundit.
Kjo e vë mesataren e 7 ditëve në 1699 që është 18 për qind më pak se në javën e kaluar, raporton srf.ch.
Incidenca 14-ditore aktualisht është 289.52.
Shkalla mesatare pozitive e 7 ditëve të fundit është 7.4 për qind, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur me 1 pikë përqindjeje.
Numri i testeve të bëra në një mesatare 7-ditore është 26,368 teste në ditë, ose ka mbetur i njëjtë në krahasim me javën e mëparshme.
Për shkak të strategjisë së zgjerimit të mundësisë së testimit, gjithnjë e më shumë njerëz pa simptoma po testohen (për shembull, si pjesë e testeve masive), përcjell albinfo.ch. Prandaj, kjo zgjedhje paraprake mund të rezultojë në një përqindje më të lartë të testeve pozitive.
BAG raporton 13 raste të reja të vdekjeve në lidhje me koronavirusin. Mesatarja 7 ditore është 8 të vdekur që është 15 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 1,063 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 5 për qind më pak se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












