Lajme
Zvicër: 17 raste të reja të infeksionit gjatë ditës së fundit
Dje, e mërkurë, ishin raportuar 37 raste të reja, që ishte një ngritje e konsiderueshme në krahasim me numrin prej 15 rasteve të regjistruar të martën dhe 14, të hënën
Brenda 24 orëve të fundit, në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë raportuar gjithsej 17 infeksione të reja me koronavirus. . Deri më tani, ka pasur 31.200 raste të konfirmuara në laborator me Covid-19, ka njoftuar Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) të enjten pasdite.
Numrat e rasteve janë subjekt i një luhatje javore, me numra më rënie që është konstatuar në fundjavë, shkruan srf.ch
Dje, e mërkurë, ishin raportuar 37 raste të reja, që ishte një ngritje e konsiderueshme në krahasim me numrin prej 15 rasteve të regjistruar të martën dhe 14 të hënën, shkruan albinfo.ch. Për çdo 100,000 banorë, në Zvicër ka 364 raste infektimi.
Sipas BAG, 1.678 njerëz me test pozitiv për Covid-19 kanë vdekur deri më sot në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit. Zyra Federale u referohet me këtë rast raporteve që laboratorët dhe mjekët kanë paraqitur deri të enjten në mëngjes, si pjesë e detyrimit të raportimit.
Sipas worldometers.info, deri më sot në Zvicër nga Covid-19 kanë vdekur 1956 veta. Po kjo platformë për 24 orët e fundit ka raportuar për gjithsej 13 raste të reja të infeksionit, gjegjësisht më pak se BAG, transmeton albinfo.ch. Ndërsa po ky burim jep edhe numrin e të shëruarve nga koronavirusi në Zvicër, që deri më sot është 28.900.
Numri i testeve të kryera për Sars-CoV-2, që është agjenti shkaktar i Covid-19, deri tani ka arritur në 485.948, njofton BAG. Në tetë për qind të këtyre testeve, rezultati ishte pozitiv.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë













