Lajme
Zvicër: 182 infeksione të reja me Covid-19 brenda 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit, BAG ka raportuar shtatë hospitalizime të reja. Nuk është shënuar asnjë vdekje e re
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, të shtunën në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) brenda një dite janë raportuar 182 infeksione të reja me koronavirus. Të premten kishte 161 persona të infektuar me Covid-19, ndëresa të mërkurën dhe të enjten, nga 181.
Sipas shifrave të fundit të BAG, që nga fillimi i pandemisë, në Zvicër ka pasur gjithsej 36,451 raste me Covid, të konfirmuara nga laboratori, tranmseton albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, pra, gjatë 24 orëve të fundit, BAG ka raportuar shtatë hospitalizime të reja, krahasuar me një ditë më parë. Numri i vdekjeve të lidhura me sëmundjen Covid-19 ka mbetur i pandryshuar në krahasim me një ditë më parë, gjegjësisht, 1712.
Në izolim për shkak të gjurmimit të kontakteve, ndodhen 1301 njerëz të infektuar, njofton më tej BAG. 4071 persona që ishin në kontakt me njerëzit e infektuar janë në karantinë. Rastet e numëruara vijnë nga 25 kantone dhe nga Lihtenshtajni, përcjell albinfo.ch. 13.856 persona të tjerë ishin në karantinë pasi që janë kthyer nga një vend rreziku.
Numri i testeve të kryera për Sars-CoV-2, patogjen i Covid-19, deri tani ka arritur në 835.724. Rezultatet kanë qenë pozitive në 5.2 për qind të këtyre testeve.
Numri i infeksioneve ditore në dy javët e fundit
E premte: 161
E enjte: 181
E mërkurë: 181
E martë: 130
E hënë: 66
E diele: 138
E shtunë: 180
E premte: 210
E enjte: 220
E mërkurë: 193
E martë: 132
E hënë: 65
E diele: 110
E shtunë: 148
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














