Lajme
Zvicër: 23 infeksione të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
Numri i të vdekurve ka mbetur i pandryshuar: 1921 sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA ndërsa 1660 sipas BAG
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, brenda një dite janë raportuar 23 infeksione të reja me koronavirus . Një ditë më parë ka pasur pasur 20 raste, ndërsa të mërkurën 19 dhe të martën vetëm 3, shkruan sda.ch. Ndonëse bëhet fjalë për një rritje relative të numrit dy-tri ditëve të fundit, trendi megjithatë është stabil, me luhatje të vogla.
Deri më tani ka pasur gjithsej 30.936 raste të konfirmuara nga laboratori, siç është raportuar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) të premten pasdite, transmeton albinfo.ch.
Numri i të vdekurve nga sëmundja e mushkërive Covid-19 në të gjitha kantonet së bashku, ka mbetur i pandryshuar: 1921 sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA të premten pasdite. Kjo pasi që gjatë 24 orëve të fundit nuk janë shënuar raste të reje vdekjeje.
Ndërkaq BAG ka raportuar 1660 raste të vdekjeve në lidhje me Covid-19 në 1660, të njëjtin numër si një ditë më parë. Kjo korrespondon me 19 vdekje për 100,000 banorë, përcjell albinfo.ch. Zyra Federale i referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjes të premten, si pjesë e detyrimit të raportimit.
Numri i testeve të kryera për Sars-CoV-2, që është agjenti shkaktar i Covid-19, deri më tani ka arritur në 415,195. Në nëntë për qind të këtyre testeve, rezultati ka dalë pozitiv. Në Zvicër numërohen 360 infeksione në 100,000 banorë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














