Lajme
Zvicër: 620 të vdekur dhe 20.278 të infektuar nga koronavirusi
Ndërkaq Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka deklaruar të shtunën se numri i vdekjeve në lidhje me sëmundjen Covid 19 ishte 540
Sipas të dhënave që ka raportuar Qeveria Federale, numri i infeksioneve me Covid-19 në Zvicër dhe Lihtenshtajn është rritur brenda një dite me 975 raste, duke aritur në 20.278. Kantonet të shtunën kanë raportuar gjithsej 621 vdekje – 49 më shumë se një ditë më parë.
Ky ishte njoftim nga Agjencia e Lajmeve Keystone-SDA, i cili bazohet në informacionet zyrtare të siguruara nga kantonet. Ndërkaq Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka deklaruar të shtunën se numri i vdekjeve në lidhje me sëmundjen Covid 19 ishte 540, transmeton albinfo.ch. Zyra në fjalë bazohet në informacionet e siguruara nga laboratorët dhe mjekët.
Ndërkohë, 620 është numri që e jep platforma worldometer.info., sipas së cilës numri i të vedekurve në krahasim me një ditë më parë është rritur për 29.
Sipas BAG, 64 për qind e të vdekurve janë burra. Mosha e të ndjerëve është 32 deri në 101 vjet. 97 për qind e të vdekurve më parë kishin të paktën një sëmundje që e bartnin nga e kaluara, përcjell albinfo.ch. Tri sëmundjet më të zakonshme në këto raste ishin: presioni i lartë i gjakut, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti.
Zvicra tani ka një nga normat më të larta të infeksioneve të reja në Evropë. Incidenca është 236 raste në 100,000 banorë, transmeton albinfo.ch. Për sa i përket përhapjes së sëmundjes në raport me numrin e banorëve, kantonet e Ticino, Gjenevë, Vaud dhe Basel-Stadt vazhdojnë të jenë më të prekurit nga pandemia.
Numri i testeve të kryera për Covid-19 deri tani ka arritur në rreth 153.440, nga të cilat rezultati ishte pozitiv në 15 për qind të rasteve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












