E-Diaspora

Zvicër: Arrestohen tre shqiptarë, një serb dhe një rumune

Forcat e policisë në Altendorf kanë sekuestruar një sasi të madhe të drogës dhe mijëra franga kesh, informon albinfo.ch.

Të enjten e kaluar në Altendorf janë arrestuar pesë persona të dyshuar për dilerë të drogës, njoftoi policia e kantonit Schwyz, të martën. Bëhet fjalë për tre shqiptarë të moshave mes 18 dhe 24 vjeç, një serb 36 vjeç dhe një rumune 25 vjeçare.

Nga bastisja në shtëpi u sekuestruan 15 mijë franga si dhe 5 kilogram substanca narkotike. Autoritetet po vijojnë me hetimet.