Lajme
Zvicër: BAG raporton 1131 infeksione të reja dhe 14 të vdekur
Mesatarja 7 ditore është 9 të vdekur në ditë dhe ky numër është për 45 për qind më i ulët se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 1131 raste të reja pozitive me koronavirus, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.
Mesatarja e rasteve në 7 ditët e kaluar është 994 që i bie 12 për qind më pak se në javën e kaluar, shkruan srf.ch. Trendi aktualisht vazhdon të jetë në rënie.
Shkalla mesatare 7 ditore e pozitivitetit është 4.7 për qind.
Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka mbetur e njëjtë, transmeton albinfo.ch. Numri i testimeve të bëra në një mesatare 7-ditore është 25,369 teste në ditë dhe kështu është 9 për qind më e ulët se një javë më parë.
BAG raporton 14 raste të reja të vdekjeve. Mesatarja 7 ditore është 9 të vdekur në ditë dhe ky numër është për 45 për qind më i ulët se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 976 persona që janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 7 për qind më pak se në javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane aktualisht janë të shfrytëzuar në masën në 77.0 për qind, përcjell albinfo.ch. Ndërsa po u llogaritën edhe shtretërit ad-hoc, shfrytëzimi i tyre është 68.0 për qind.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
“Gjeneva Ndërkombëtare në rrezik” Gjeneva Ndërkombëtare po përballet me një nga sfidat e saj më serioze në dekada. Qyteti, i... -
Punëdhënësit zviceranë janë optimistë për vitin 2026 -
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç -
Kush është presidenti i ri i Zvicrës? Portreti i Guy Parmelin













