Lajme
Zvicër: Bizneset të shqetësuara për mungesat e stafit shkaku i Covid-19
Federata Zvicerane e Biznesit ka bërë thirrje për një lehtësim të rregullave të karantinës për të parandaluar mungesën e stafit në kompani për shkak të rritjes së infeksioneve Covid, përcjell albinfo.ch
Roger Wehrli, nga economiesuisse i tha radios publike SRF të mërkurën se periudhat e karantinës dhe izolimit për njerëzit e infektuar ose kontaktet e ngushta duhet të shkurtohen në pesë ditë.
Ai tha se shumë kompani po përpiqeshin të planifikonin përpara për shkak të punonjësve që thërrisnin të sëmurë, gjë që mund të ndalonte prodhimin. Një periudhë më e shkurtër karantine “mund të ndihmojë për të mbajtur ekuilibrin e duhur midis jetës ekonomike dhe sociale dhe barrës në njësitë e kujdesit intensiv”, tha Wehrli për gazetën Blick.
Qeveria, kohët e fundit shkurtoi karantinën për pacientët asimptomatikë me Covid nga dhjetë në shtatë ditë. Aktualisht izolimi është caktuar për dhjetë ditë, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













