Lajme
Zvicër: Brenda një jave, 39% më pak pacientë në kujdesin intensiv
Janë 27 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv që është 39 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar. Janë regjistruar 10 vdekje gjatë një jave
Zyra Federale e Shëndetit Publik raportoi sot 8,125 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus në javën e fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 1209 ose 24 për qind më pak se në javën e kaluar.
Incidenca 14-ditore aktualisht është 251.51.
BAG raporton 100 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore është 17 shtrime në ditë. Aktualisht 374 persona po trajtohen në spital për Covid-19 dhe kjo është 21 për qind më pak se në javën e kaluar.
Për momentin janë 27 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv që është 39 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht 71 për qind të zënë. 3 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga pacientët me Covid 19.
BAG raporton 10 raste të reja të vdekjes gjatë 7 ditëve të fundit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e gazit rriten në Evropë, por furnizimi është i siguruar Lufta në Lindjen e Mesme prish tregtinë e gazit. Në Katar, uzina më e madhe e... -
Tre të katërtat e zviceranëve përdorin inteligjencën artificiale në jetën e përditshme -
Kostot e strehimit dhe energjisë nxisin inflacionin në Zvicër -
Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit -
Zvicra regjistron 3,000 ndryshime të gjinisë në regjistrin civil që nga viti 2022











