Shkurt.ch
Zvicër, burgjet të stërmbushura
Nga viti 1999 deri në vitin 2013 është regjistruar një shtim prej 35 për qind i personave të moshës madhore që vuajnë dënimet në burgjet zvicerane
Burgjet në Zvicër ka kohë që e kanë kaluar numrin e të burgosurve që është i lejueshëm sipas standardeve të përcaktuara për vendosjen e tyre. Siç tregojnë shifrat e publikuara sot nga Enti Federal Statistikor, në shtatorin e vitit të kaluar në këto burgje ishin “strehuar” 7072 persona të moshës madhore, që është për 24 më shumë se numri i vendeve që zyrtarisht janë në dispozicion, shkuan zz.ch.
Ndërsa trendin e shtimit të numrit të të burgosurve në Zvicër e tregon sidomos statistika mbi numrin e të dënuarve të cilët gjenden në vuajtje të dënimit. Nga viti 1999 deri në vitin 2013 është regjistruar një shtim prej 35 për qind i personave në fjalë.
Nga ana tjetër numri i të miturve që vuajnë dënimin në burgjet zvicerane ka shënuar një zvogëlim të ndjeshëm. Nga viti 2012 deri në vitin 2013 ka pasur 9% më pak të mitur në burgjet zvicerane ndërsa nga viti 2011-2013 madje 25% më pak.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











