Lajme
Zvicër: Çiftet lejohen të bashkohen vetëm me anë të kufijve tokësorë dhe jo ajrorë
Pavarësisht se kufijtë tokësor midis Zvicrës dhe fqinjëve të saj janë hapur për çiftet për t'u ribashkuar, të njëjtat rregulla nuk zbatohen përmes udhëtimit ajror
Siç është raportuar në median zvicerane “20 Minuta” të shtunën, një burrë zviceran që kishte tentuar të fluturonte për në Düsseldorf nga Cyrihu për të vizituar të dashurën e tij, ishte larguar kur përpiqej të kontrollohej.
Autoritetet e aeroportit i thanë burrit, të emëruar në mediat zvicerane si AJ, hyrja në Gjermani ishte e mundur vetëm për çifte të martuar dhe ata me partneritet të regjistruar, në vend se për çifte të paregjistruar, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse Zvicra ka lejuar çiftet e paregjistruar të ndara nga kufiri zviceran të vizitojnë njëri-tjetrin që nga 16 maji, kjo është vetëm kur kalojnë kufijtë tokësorë.
Duke folur për “20 Minuta”, AJ tha se ai do të rezervonte një biletë posa të bëhej njoftimi për çifte të paregjistruara.
“Doja të vizitoja të dashurën time. Ne nuk e kemi parë njëri-tjetrin që nga fillimi i marsit për shkak të mbylljes së kufijve”, tha ai.
“Kur u bë njoftimi se kufijtë do të lejonin udhëtimet për çiftet, unë menjëherë prenotova një fluturim të Eurowings për në Dyseldorf”.
“Autoritetet gjermane më njoftuan se dispozitat lehtësuese për çiftet zbatohen në kufijtë tokësor midis Gjermanisë dhe Zvicrës, por jo për kufijtë ajror”.
“Do të jetë e mundur të shihemi përsëri nga 15 qershori”, përcjell tutje albinfo.ch.
Megjithatë, media zvicerane raporton se të njëjtat rregulla nuk zbatohen në drejtimin tjetër, d.m.th. kur fluturon nga Gjermania për në Zvicër.
Sipas Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Migracionin (SEM), një ‘vetëdeklarim’ i nënshkruar se pasagjeri është në një lidhje të paregjistruar, do të jetë një provë e mjaftueshme për të fluturuar, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Të dielën orari i ri i SBB Të dielën, më 14 dhjetor, hyn në fuqi orari i ri zviceran (SBB). Siç ndodh çdo... -
Mungesë banesash: rritja e ofertës nuk po ecën me kërkesën -
Kosova rikthehet në Davos në Zvicër me “House of Kosova” 2026 -
Zvicra përjeton një ‘rritje të ndjeshme’ të rasteve të gripit -
Ligje të reja për ngjarjet e mëdha: Gjithçka që ndryshon në Zvicër në vitin 2026













