Shkurt.ch
Zvicër: Dëme të mëdha nga moti i lig dhe vërshimet
Dëmet më të mëdha nga stuhia me shi janë regjistruar në kantonin e Bernës, në atë të Lucernit dhe në kantonet e Zvicrës Lindore
Moti i lig me shira të fuqishme po vazhdon prej sa ditësh në pothuaj gjithë Zvicrën. Në disa regjione ky mot ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa ndonjë përmirësim i shpejtë nuk pritet as në ditët e ardhshme të javës.
Dëmet më të mëdha nga stuhia me shi janë regjistruar në kantonin e Bernës, në atë të Lucernit dhe në kantonet e Zvicrës Lindore. Siç bën të ditur ndërmarrja publike hekurudhore SBB/CFF disa linja të saj janë ndërprerë nga shkaku i shirave. Njëra ndër to është ajo Luzern-Olten.
Po ashtu edhe Viasuisse, që përfaqëson trafikun rrugor e njofton të njëjtën gjë për një numër rrugësh, shkruan nzz.ch. Bodrumet e shtëpive të regjioneve në fjalë janë vërshuar nga uji ndërsa në disa raste uji ka hyrë edhe në katet përdhese të shtëpive.
Ndërkohë autoritetet e shtetit të Zvicrës e kanë zgjeruar paralajmërimin për rrezikun nga vërshimet edhe në kantonin e Tesinës dhe në atë të Juras.
Zjarrfikësit dhe policia janë në kujdestari të vazhdueshme për t`i ardhur nëndihmë popullatës.
Në kantonin e Cyrihut gjendja është nën kontroll dhe, nga liqenjt e këtushëm janë lëshuar të dielën, si masë preventive miliona kubikë ujë për t`u bërë vend reshjeve të reja.
Bazuar në ritmin me të cilin ka rënë shi gjatë ditës së djeshme pritet që deri nga mesdita e sotme (e martë) niveli i shiut në shumë regjione të arrijë ndërmjet 50 dhe 80 litra për metër katror.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










