Lajme
Zvicër: Detyrimi për karantinë do të zbatohet në mënyrë retroaktive
Kushdo që ndodhet me pushime në një vend si Bosnja dhe që kthehet në Zvicër, duke filluar nga sot, duhet të futet në karantinë, edhe pse Bosnja deri sot nuk ka qenë në "Listën e rrezikut"
Detyrimi për vetizolim ose karantinim i të gjithë atyre që vijnë nga vendet e “Listës së rrezikut”, është gjë e ditur dhe për të është raportuar gjerësisht gjatë dy javëve të fundit. Por, sipas një sqarimi që u dha sot në konferencën për media të autoriteteve federale, të mbajtur në Bernë, ky detyrim do të vlejë edhe në mënyrë retroaktive, shkruan albinfo.ch.
Në këtë mënyrë, kushdo që aktualisht ndodhet me pushime familjare në një vend si Bosnja dhe që kthehet në Zvicër, duke filluar nga sot, duhet të futet në karantinë.
Kjo do të ndodhë edhe pse Bosnja nuk ishte ende në listën e rrezikut në ditën kur personi në fjalë ishte nisur për pushime atje, transmeton albinfo.ch. Por, efekti retroaktiv shkon edhe më larg se kaq: Edhe ata që janë kthyer të hënën nga një vend që sot është futur në listën e rrezikut, duhet të futen në karantinë.
Dhe për këtë nuk do të kenë as paralajmërim.
Edhe Spanja mund të futet në listë
Detyrimi për karantinim mund të godasë edhe destinacionet e njohura të pushimeve të zviceranëve, si Spanja. Sepse numri i rasteve atje ka filluar të rritet përsëri, përcjell albinfo.ch. “Nuk mund ta dimë se si do të jetë gjendja në Spanjë brenda dy javësh” ka thënë tha Stefan Kuster nga BAG dhe ka theksuar: “Kushdo që shkon me pushime tani duhet të jetë gjithmonë i vetëdijshëm se gjërat mund të ndryshojnë për keq”.
Sipas Kuster, aktualisht janë rreth 6.000 njerëz që po e mbajnë karantinën pas kthimit në Zvicër nga pushimet në vendet e listës së rrezikut.
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Nemo rikthen trofeun e Eurovisionit Eurovision po përballet me një krizë që po thellohet pasi këngëtari zviceran Nemo, fituesi i vitit... -
Politikani i Aargaut kërkon që autostradat të kthehen në 130 km/orë -
Të dielën orari i ri i SBB -
Mungesë banesash: rritja e ofertës nuk po ecën me kërkesën -
Kosova rikthehet në Davos në Zvicër me “House of Kosova” 2026












