Lajme
Zvicër: Emërohen krerët e rinj të Ushtrisë dhe Shërbimit Federal të Inteligjencës
Benedikt Roos do të bëhet Shef i Ushtrisë, dhe Serge Bavaud do të marrë detyrën si Shef i Shërbimit të Inteligjencës
Në shkurt të këtij viti, Viola Amherd kishte njoftuar largimin e Shefit të Ushtrisë Thomas Süssli dhe Shefit të FDB-së Christian Dussey.
Sot, ministri federal i mbrojtjes, Martin Pfister ka gjetur zëvendësimet përkatëse. Ai, në emër të Këshillit Federal ka vendosur: Benedikt Roos do të bëhet Shef i Ushtrisë, dhe Serge Bavaud do të marrë detyrën si Shef i Shërbimit të Inteligjencës, transmeton albinfo.ch.
Roos, 60 vjeç, ka një karrierë të gjatë si oficer shtabi. Ai ka qenë oficer karriere në Ushtri që nga viti 1997, shkruan srf.ch. Ka ushtruar detyrën e Komandantit të Ushtrisë për pak më shumë se një vit. Pozicionin e Shefit të Ushtrisë do ta marrë më 1 janar 2026.
Ndërsa Bavaud, 52 vjeç, ka shumë vite përvojë në DDPS dhe FDFA dhe do të marrë detyrën si Shef i Forcave të Armatosura Zvicerane më 1 nëntor 2025.
Ai ishte emëruar ambasador në Algjeri vetëm në qershor të këtij viti ndërsa më parë ka punuar në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme dhe Departamentin Federal të Mbrojtjes.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











