Lajme
Zvicër: Jo më CO2 deri në vitin 2050
Zviceranët përcaktuan gjatë një referendumi kursin që vendi të bëhet neutral ndaj klimës. Sipas rezultatit përfundimtar 59 për qind votuan në favor të ligjit për mbrojtjen e klimës. Ai parashikon reduktimin gradual të konsumit të naftës dhe të gazit natyror, zgjerimin e energjive të rinovueshme dhe promovimin e sistemeve të ngrohjes miqësore ndaj klimës. Kompanitë në Zvicër gjithashtu duhet të mbështeten për konvertimin në teknologji miqësore ndaj klimës. Gjithashtu do të instalohen më shumë turbina me erë. Legjislacioni i propozuar nuk synon të sjellë as ndalime dhe as taksa të reja.
Një shumicë e qartë për të ashtuquajturin ligj për klimën dhe inovacionin ishte shfaqur që në sondazhet përpara votimit. Të gjitha partitë përkatëse dhe qeveria federale e mbështesin ligjin – me përjashtim të Partisë Popullore Zvicerane (SVP), parti populiste e djathtë. Në fushatat e saj SVP vazhdimisht u përpoq të nxiste frikën për mungesën e energjisë dhe shkatërrimin ekonomik.
Zvicra po ndjen problemet e shkaktuara nga efektet shkatërruese të ndryshimeve klimatike. Akullnajat në Alpet zvicerane po shkrihen me shpejtësi dhe midis viteve 2001 dhe 2022 kanë humbur tashmë një të tretën e vëllimit të tyre të akullit. Zvicra dhe ekosistemi i saj alpin janë tepër të goditura nga ngrohja globale.
Në referendumin e 18. qershorit qytetarët zviceranë miratuan gjithashtu një amendament kushtetues që zbaton planin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe G20 për të taksuar kompanitë e mëdha ndërkombëtare me një normë tatimore prej të paktën 15 për qind. 88 për qind votuan pro taksimit të ri minimal. Aktualisht disa kantone zvicerane kanë ende një taksë që është më pak se 15 përqind.
Rregullorja e planifikuar prek kompanitë ndërkombetare me shitje vjetore prej më shumë se 750 milionë euro. Mbi të gjitha nga të ardhura më të larta tatimore do të përfitojnë rajonet rreth Bazelit dhe Zugut, ku kanë qendrat e tyre koncerne të mëdha farmaceutike dhe tregtare.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud Qindra pacientë me sigurim privat ose gjysmë-privat përballen me refuzimin e rimbursimit të faturave mjekësore nga... -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre











