Lajme

Zvicër: Kërkohet që shoferët e rinj të mos vozitin vetura të fuqishme

Drejtuesit e rinj mund të kenë të kufizuar llojin e makinave që ngasin pasi të kalojnë testin.

Një propozim nga Partia Socialiste do të bënte që shoferët e sapokualifikuar të mos mund të drejtonin makina me më shumë se 200 kuaj fuqi.

Mbështetësit thonë se kufiri do të mbrojë shoferët e rinj dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Por qeveria nuk është e bindur dhe nuk po i kërkon Parlamentit ta votojë këtë ide. Këshilli Federal thotë se masa do të kishte vetëm një efekt të papërfillshëm.

Ka shumë kundërshtarë në Parlament – të Gjelbërit thonë se do të preferonin një ulje të përgjithshme të makinave të fuqishme dhe një ide tjetër është të ulet kufiri i shpejtësisë për shoferët e rinj në 100 km/h.

Megjithatë, shumë makina janë gjithsesi nën 200 kuaj fuqi. Për shembull, Mini Cooper ‘S’ 2 litra turbo, ka 189 kuaj fuqi – dhe ka një shpejtësi maksimale prej 234.