Kuriozitete
Arda Saatçi, në sfidën ekstreme prej 600 kilometrash
Arda Saatçi po vazhdon sfidën ekstreme “Cyborg Season Ultra 600”, ndërsa tashmë ndodhet në ditën e tretë të ultramaratonës së tij prej 600 kilometrash.
Sportisti gjermano-turk deri më tani ka përshkuar më shumë se 385 kilometra në rrugëtimin nga Death Valley deri te Santa Monica Pier, një sfidë që parasheh përfundimin e mbi 14 maratonave brenda 96 orëve.
Me këtë aventurë ekstreme, Saatçi ka marrë vëmendjen e mediave dhe sportdashësve në mbarë botën, ndërsa miliona ndjekës po e ndjekin nga afër në rrjetet sociale.
Kjo nuk është hera e parë që ai sfidon kufijtë njerëzorë. Në vitin 2024, ai vrapoi rreth 3 mijë kilometra nga Berlini deri në New York City, ndërsa në vitin 2025 realizoi një tjetër ultramaratonë prej 3 mijë kilometrash nëpër Japoni, ku përballoi deri në dy maratona në ditë.
I lindur më 6 shtator 1997 në Berlin, Arda Saatçi fillimisht synonte një karrierë në futboll, por pas një lëndimi në moshën 18-vjeçare iu përkushtua sporteve ekstreme dhe fitnesit.
Sot ai njihet si një nga ultramaratonistët më të komentuar në rrjetet sociale, duke frymëzuar miliona njerëz me moton “You vs You” dhe filozofinë “Every day is day one”.
Sieh dir diesen Beitrag auf Instagram an
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Fotolajm: Zviceranët po votojnë për kufizimin e popullsisë Sot, qytetarët e Zvicrës po votojnë për iniciativën popullore “Jo një Zvicre me 10 milionë banorë”,... -
Fundjavë tragjike në Alpe: 7 alpinistë humbën jetën brenda 24 orëve -
Lehtësim i mundshëm për mijëra persona të mbingarkuar me borxhe në Zvicër -
Zvicër: Vetura juaj e ardhshme do t’ju vëzhgojë gjatë vozitjes -
Valët e të nxehtit po bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër












