Shkurt.ch
Zvicër: Kërkohet të rritet kujdesi ndaj fëmijëve
Një panel ekspertësh ka bërë thirrje për përpjekje për të rritur kujdesin e fëmijëve dhe disponueshmërinë e arsimit në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Zyra zvicerane e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) tha se nevojitet më shumë bashkëpunim mes autoriteteve kombëtare, kantonale dhe lokale me sektorin privat.
Ai pranoi se është bërë progres gjatë viteve të fundit, por një politikë më koherente ishte e nevojshme për të përmirësuar situatën për fëmijët në moshën parashkollore, përcjell albinfo.ch.
Komiteti këshillues i qeverisë prej 20 anëtarësh u bëri thirrje kantoneve dhe komunave të ofrojnë mundësi për kujdesin parashkollor dhe arsimim me çmime të volitshme për familjet me të ardhura të ulëta.
Në një raport të botuar të martën, ekspertët gjithashtu rekomandojnë masa për të siguruar cilësinë e personelit që punon në kujdesin ndaj fëmijëve dhe edukimin.
Fëmijët me një edukim dhe kujdes të mirë në vitet e hershme janë “më të shëndetshëm, më të kënaqur dhe më të suksesshëm” më vonë në jetë, sipas raportit, përcjell albinfo.ch.
Parlamenti zviceran shtatorin e kaluar shtypi për të tretën herë një program të financuar nga shteti, pavarësisht kundërshtimit nga qeveria, për të rritur numrin e qendrave të çerdheve dhe qendrave të tjera të kujdesit shkollor.
Programi u prezantua në vitin 2003 me qëllim të krijimit të rreth 57,400 vendeve për fëmijë në të gjithë vendin.
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person












