Lajme
Zvicër: Koronavirusi rrit papunësinë brenda një muaji nga 2.5% në 2.9%
Seco: "Sidomos nga mesi i marsit, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Qeveria federale, kishim një ngritje të lartë të numrit të të papunëve"
Në fund të marsit gjendja në tregun e punës në Zvicër, si pasojë e koronavirusit, ka pësuar një përkeqësim të konsiderueshëm shkruan srf.ch.
Kështu, shkalla e papunësisë në fund të muajit shkurt 2020 ishte 2.5%, ndërsa në mars 2019 kishte qenë 2.4%, transmeton albinfo.ch. Por më 31 mars, siç njofton Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco) ajo tashmë ishte ngjitur në 2.9%.
Sidomos nga mesi i marsit, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Qeveria federale, kishim një ngritje të lartë të numrit të të papunëve, ka deklaruar për mediat një zyrtar i lartë i Seco-s.
Në krahasim me marsin e vitit 2019 numrit të të papunëve në Zvicër i janë shtuar 23.283 veta, që është një shtim prej 20.7%, duke e ngritur numrin e përgjithshëm të të papunëve në 135.624 sish.
Ndërsa shkalla e papunësisë së të rinjve ka pësuar ngritje edhe më të madhe se sa ajo e përgjithshme, përcjell albinfo.ch. Ajo në fund të marsit është rritur për 25.8% në krahasim me marsin e vitit 2019, ose, shprehur në shifra, numrit të të papunëve i janë shtuar edhe 2983 veta, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 14.556 sish.
Në fund të marsit 2020 në zyrat për ndërmjetësim të punës në Zvicër kanë qenë të regjistruar 213.897 veta, ose 23.498 më shumë se në fund të shkurtit. Zyrtarisht në Zvicër janë 31.472 vende të lira pune.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












