Shkurt.ch
Zvicër: Krimi ekonomik shënon rënie
Gjykatat zvicerane merreshin me 50 raste të mëdha të krimit ekonomik gjatë vitit 2018 në shumën 166 milionë franga (164 milionë dollarë) tha të martën firma konsulente KPMG.
Por firma beson se numri i rasteve të paraportuara mbetet “i lartë”.
Numri i rasteve të dokumentuara u ul me nëntë në krahasim me vitin 2017 dhe shumë më poshtë rekordit (91) në vitin 2015. Humbjet financiare për shkak të krimit të bardhë gjatë vitit të kaluar shënojnë një rënie të konsiderueshme krahasuar me 1.4 miliardë franga në humbje të regjistruara në 2016.
Rënia e vitit të kaluar nuk do të thotë që krimi ekonomik ka rënë në Zvicër. Në të vërtetë, shifrat e raportuara janë luhatur ndjeshëm gjatë viteve të fundit
Statistikat e KPMG përfshijnë vetëm ato raste gjyqësore të cilat janë gjykuar në publik dhe janë raportuar në media. Meqë përvoja ka treguar se shumica dërrmuese e këtyre krimeve asnjëherë nuk raportohen, mund të supozohet se numri i rasteve të paraportuara është i lartë “.
Firma konsulente tha se shumica e shkeljeve të regjistruara të vitit të kaluar u kryen nga mashtruesit profesionistë. Por menaxherët dhe punonjësit kishin arritur të mashtronin dhe të marrin 94 milionë dollarë, përcjell albinfo.ch
Investitorët ishin humbësit më të mëdhenj, duke shkaktuar humbje prej 47 milionë franga, të ndjekur nga institucionet publike.
Shumica e rasteve të regjistruara u trajtuan nga gjykatat në qendrën financiare të Cyrihut (18 raste me vlerë 25 milionë franga) ose në verilindje të Zvicrës (14 me vlerë 57 milionë franga), ndërsa Zvicra franceze kishte 10 raste me vlerë 31 milionë franga.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












