Lajme
Zvicër: Më pak pensionistë invaliditeti, por më shumë raste sociale
Sigurimi i invaliditetit (IV) është duke kursyer në llogari të fondit të ndihmave sociale. Ajo i referohet në këtë rast shifrave nga Zyra Federale për Sigurime Sociale (BSV)
Ndërkohë që në vitin 2005 në Zvicër kanë qenë 252.000 pensionistë të invaliditetit, kjo shifër në fund të vitit 2018 ka rënë në 218.000, ose janë regjistruar 34.000 pensionistë të tillë më pak, shkruan gazeta “Sontagsblick”.
Ndërsa gjatë po të njëjtës periudhë është rritur numri i shfrytëzuesve të ndihmave sociale për 41.000 veta, transmeton albinfo.ch.
Ekspertët tërheqin vërejtjen se shumë persona, të cilëve u është hequr pensioni i invaliditetit, herët ose vonë detyrohen të kalojnë në ndihma sociale.
“Gjithnjë më tepër aterrojnë në Entin Social, persona të cilët fillimisht kanë pasur telashe për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore”, thonë në Konferencën Zvicerane të Ndihmave Sociale (SKOS) për gazetën.
Ndërsa në BSV, nga ana tjetër, thonë se fakti se shifrat e rasteve sociale dhe të pensionistëve të invaliditetit po zhvillohen në kahe të kundërta nuk është ndonjë tregues kauzaliteti në mes tyre, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, BSV është duke punuar në një projekt studimor për të zbuluar dëshmi më konkrete për raportet mes pensioneve të invaliditetit dhe ndihmave sociale.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













