Lajme
Zvicër: Mungesa e “së drejtës për t’u harruar” në shëndetësi ndez debat politik
Në Zvicër, pacientët që kanë pasur sëmundje serioze si kanceri, diabeti apo dëmtime të rënda janë të detyruar të deklarojnë historinë e tyre mjekësore gjatë gjithë jetës kur kërkojnë sigurime private. Ndryshe nga disa vende të BE-së, në Zvicër nuk ekziston “e drejta për t’u harruar” në fushën e sigurimeve shëndetësore dhe të humbjes së të ardhurave, çka po nxit debat të fortë politik.
Personat që kërkojnë sigurim shëndetësor suplementar, sigurim jete apo sigurim për humbje të të ardhurave duhet të plotësojnë pyetësorë të detajuar mbi sëmundjet, trajtimet dhe ndërhyrjet mjekësore, edhe nëse këto kanë ndodhur shumë vite më parë. Sipas ekspertëve, kjo situatë çon shpesh në refuzim sigurimi, prime më të larta ose klauzola kufizuese për pacientët me histori të rënda shëndetësore, transmeton albinfo.ch.
Rasti i Mathilde (emër i ndryshuar), një psikoterapiste e pavarur e diagnostikuar me kancer për herë të dytë pas 15 vitesh, ilustron pasojat konkrete: për shkak të sëmundjes së mëparshme, ajo nuk arriti të siguronte mbulim për humbje të të ardhurave dhe u detyrua të mbështetej te kursimet e saj gjatë trajtimit. Ajo e konsideron këtë situatë diskriminuese dhe një rrezik serioz për të ardhmen profesionale.
Në vende të tjera evropiane si Franca, Spanja, Italia dhe Belgjika, ligji parashikon një afat pas të cilit pacientët nuk janë më të detyruar të deklarojnë kancerin e kaluar, duke ua lehtësuar aksesin në sigurime dhe kredi. Sipas specialistëve, Zvicra mbetet prapa në këtë drejtim.
Debati ka mbërritur tashmë në Parlament. Deputeti Benjamin Roduit ka propozuar që detyrimi për deklarimin e të dhënave mjekësore të kufizohet në pesë vjet për sigurimet e kompensimit ditor. Shoqata Zvicerane e Sigurimeve e kundërshton nismën, duke paralajmëruar rritje të primeve dhe barrë shtesë për të gjithë të siguruarit.
Këshilli Federal pritet të japë qëndrimin e tij për këtë çështje në fillim të marsit, ndërsa debati publik sapo ka nisur.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












