Lajme
Zvicër: Ndërprerje gjatë verës në qarkullimin hekurudhor Bernë–Fribourg
Trafiku i trenave midis Bernës dhe Fribourgut do të ndërpritet plotësisht nga 27 qershori deri më 25 gusht, për shkak të punimeve të planifikuara në këtë aks kyç që lidh pjesën gjermanishtfolëse me atë frëngjishtfolëse të Zvicrës, njoftoi Shoqata për Transport dhe Mjedis (ATE), shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Autobusë zëvendësues do të qarkullojnë çdo 10 minuta për linjat kryesore, dhe çdo 15–30 minuta për linjat rajonale. Megjithatë, nuk është parashikuar asnjë zgjidhje për pasagjerët me biçikleta, gjë që ka shkaktuar kritika.
“Injorimi i nevojave të çiklistëve në kulmin e sezonit është i pakuptueshëm,” deklaroi Selim Egloff nga ATE, duke theksuar se rrugët alternative, si ato përmes Valais apo Neuchâtel, janë tashmë të tejmbushura dhe nuk ofrojnë kapacitet të mjaftueshëm për biçikleta, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












