Lajme
Zvicër: Në 24 orët e fundit, 180 të infektuar dhe dy të vdekur nga Covid-19
210 raste të reja të konfirmuara ishin raportuar të premten, 220 të enjten, 193 të mërkurën dhe 132 të martën
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 180 infeksione të reja me virusin e koronës në Zvicër dhe Lihtenshtajn, shkruan srf.ch. Pas dy ditësh me shifrat mbi 200, sot kishte një ulje relative të numrit të infeksioneve.
Të kujtojmë: 210 raste të reja të konfirmuara ishin raportuar të premten, 220 të enjten, 193 të mërkurën dhe 132 të martën, transmeton albinfo.ch. Deri më tani ka pasur gjithsej 35.412 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19.
Sipas BAG deri më sot kanë vdekur 1707 njerëz të testuar pozitivisht për Covid-19. Dy vdekjet e fundit kanë ndodhur në 24 orët e kaluara.
Gjithsej 4,341 persona është dashur të shtrohen në spital që nga fillimi i pandemisë. Sot kjo shifër është 12 më shumë se një ditë më parë, përcjell albinfo.ch. 1041 njerëz të infektuar janë izoluar për shkak të përcjelljes së kontakteve. Në karantinë ishin 2877 persona që kanë qenë në kontakt me të infektuarit. Numrat vijnë nga 25 kantone dhe nga Principata e Lihtenshtajnit.
12,388 njerëz janë karantinuar pasi që janë kthyer nga një vend rreziku.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











