Lajme
Zvicër: Në janar 2026 hyn në fuqi sistemi i ri tarifor për shërbimet mjekësore ambulatore
Nga fillimi i janarit 2026, Zvicra do të zbatojë një sistem të ri tarifor për shërbimet mjekësore ambulatore, duke zëvendësuar modelin aktual “Tarmed”, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 2004. Këshilli Federal njoftoi se sistemi ekzistues nuk reflekton më realitetet moderne të mjekësisë, duke e bërë ndryshimin një hap të domosdoshëm drejt efikasitetit dhe transparencës në faturim, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Pas më shumë se një dekade negociatash ndërmjet siguruesve dhe ofruesve të shërbimeve, janë miratuar dy struktura të reja tarifore:
-
Tardoc, që do të lejojë një faturim më të saktë në bazë të kohëzgjatjes dhe llojit të konsultimit, veçanërisht të përshtatur për kujdesin parësor.
-
Një strukturë për tarifa fikse, e cila do të thjeshtësojë procedurat e faturimit dhe do të kufizojë stimulimin e panevojshëm për rritjen e shërbimeve të faturuara.
Këshilltarja Federale Elisabeth Baume-Schneider theksoi se ky është një vendim me rëndësi qendrore për të ardhmen e sistemit shëndetësor zviceran, ndërsa qeveria u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve në sistemin e kujdesit shëndetësor që të tregojnë durim dhe bashkëpunim në zbatimin e këtij ndryshimi të madh, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave zyrtare, sistemi i ri tarifor pritet të ndikojë në:
-
13 % të kostove totale ambulatore
-
9 % të vëllimit total të shërbimeve në praktikat mjekësore
-
19 % të vëllimit në spitalet ambulatore
Qeveria zvicerane ka theksuar se ky reformim nuk duhet të çojë në rritje të kostove. Nëse ndodh e kundërta, partnerët tariforë do të jenë të detyruar të ndërhyjnë për të korrigjuar situatën.
Miratimi nga Këshilli Federal është, për momentin, i kufizuar deri më 31 dhjetor 2028, në mënyrë që të mund të bëhen përmirësimet e nevojshme pas hyrjes në fuqi të sistemit të ri. Qeveria ka konfirmuar se sistemi është dinamik dhe do të vazhdojë të zhvillohet në përputhje me nevojat e kujdesit shëndetësor, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













