Muzikë
Nesër, më 1 tetor, fillon “Java Kulturore Shqiptare” në Zvicër
Hyrja lejohet për personat që janë të vaksinuar, të shëruar apo edhe të testuar negativisht nga virusi Covid. Platforma albinfo.ch është sponzor medial e këtij eventi kulturor
Nesër, më 1 tetor fillon “Java Kulturore Shqiptare”, ku e gjithë vëmendja është për kulturën dhe kombin shqiptar në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Gjatë javës së parë të tetorit do të zhvillohen debate, ekspozitë, aktivitete kulturore, artistike, do të prezantohen libra, histori tradicionale shqiptare, programe muzikore, ndërkohë që do të jepen edhe shfaqje kulturore nga grupe të ndryshme artistike shqiptare.
Vlen të theksohet se hyrja lejohet për personat që janë të vaksinuar, të shëruar apo edhe të testuar negativisht nga virusi Covid, shkruan tutje albinfo.ch. Platforma albinfo.ch është sponzor medial e këtij eventi kulturor.
Më poshtë mund të shihni programin javor se çfarë do të përmbajë “Java Kulturore Shqiptare”:
Programi – 01 tetor
19:00 – 22:00
– Hapja e Javës së Kulturës Shqiptare
– Hapja e ekspozitës
– Prezantimi i artistëve shqiptarë (Adem Dërmaku & Rromir Imami)
– Apéro
Programi – 02 tetor
19:00 – 20:30
– Debat me mysafirë të fuar: (në gjuhën gjermane)
– Historia dhe aktualiteti i shqiptarëve në Zvicër.
20:30 – 22:00
– Programi muzikor
(Rafael Lishi-Akkordeon & Ahmet Ujkashi-Klarinete)
Programi – 03 tetor
16:00 – 16:30
– Info: shkolla shqipe (LAPSH)
16:30 – 18:00
– Prezantmi i librave të autorëve shqiptarë në Zvicër
– Poezi nga poetët:
(Shaip Beqiri, Shkumbin Gashi & Bujar Salihu)
Programi – 07 tetor
20:00 – 22:00
– Lexim nga libri “Bürde & Segen” (Shqipe Sylejmani)
– Debat me mysafirë të ftuar: (në gjuhën gjermane) “Secondos”, çka pastaj?
22:00 – 23:00
Programi muzikor (Gjyli, Iliri & Samiri)
Adresa: GZ Seebach
Hertensteinstrasse 20
8052 Zürich
h ps://gz-zh.ch/gz-seebach/
GZ-Seebach nuk ka vende parkimi për vizitorët. Ju lutemi udhëtoni me transport publik ose parkoni në stacionin e tramvajit, Seebach.
Për më shumë detaje kliko linkun më poshtë:
Albinfo.ch
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit01 Tetor 2021
- Ora19:00
- LokacioniGZ Seebach Hertensteinstrasse 20 8052 Zürich
- Data e përfundimit7 Tetor 2021 - 23:00
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve Perspektiva për financat publike të Zvicrës është përkeqësuar për vitet 2026 dhe 2027. Kjo për shkak... -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros













