Lajme
Zvicër: Nga e hëna do të kontrollohen edhe autobusët
Informacionet do të barten te kantonet, të cilat sipas parimit të mostrës do të kontrollojnë nëse personat e prekur po mbajnë karantinën
“BAG siguron një shkallë të caktuar të kontrollit cilësor të detyrimit për karantinë dhe ua dërgon informacionet kantoneve”. Kështu ka thënë Patrick Mathys nga BAG në konferencën për media që u mbajt sot në Pallatin Federal, raporton srf.ch.
Nga e hëna, duhet të kontrollohen edhe autobusët ndërsa të dhënat do të dërgohen në kantone, ka thënë Mathys më tutje, transmeton albinfo.ch. Kjo gjithashtu do të mundësojë që kantonet të kontrollojnë në mënyrë rastësore (sipas parimit të mostrës) nëse personat që kanë hyrë në Zvicër nga vender me rrezik janë regjistruar tek autoritetet kantonale dhe nëse po e mbajnë karantinën.
Nëse një person i tillë nuk shkon në karantinë pas një udhëtimi në një vend me rrezik të lartë, ai mund të dënohet me gjobë deri në 10.000 franga.
Përkundër kësaj, qeveria federale vazhdon të mbështetet në përgjegjësinë personale të secilitk, ka thënë Mathys, përcjell albinfo.ch. “Në thelb udhëtarët janë të detyruar të informohen vetë. Ne nuk jemi në gjendje – dhe ky nuk është qëllimi ynë – të krijojmë një sistem gjithëpërfshirës të kontrollit” është shprehur Mathys. Në parim, kantonet janë përgjegjës për kontrollin e përmendur.
Mathys ka njoftuar gjithashtu se qeveria federale do të shtojë rreth një duzinë shtetesh dhe regjionesh tjera në listën e vendeve të rrezikut. Lista, siç dihet, aktualisht përfshin 29 vende dhe aty bëjnë pjesë shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë, transmeton albinfo.ch. Listës do t`i shtohet, për shembull, Luksemburgu.
Rregullorja përkatëse aktualisht është duke u përshtatur dhe duhet të zbatohet nga e mërkura që vjen, ka thënë Mathys.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave













