Lajme
Zvicër: Nga janari do të fuqizohet ligji për mirëqenien e kafshëve
Zvicra, në prag të hartimit të ligjeve për kafshët
Është bërë e ditur se një numër i ligjeve për mirëqenien e kafshëve në Zvicër është vendosur të hyjnë në fuqi në janar të vitit 2020, përfshirë ndalimin e copëtimit të pulave të gjalla, transmeton albinfo.ch.
Siç është raportuar edhe nga gazeta e përditshme “The Local”, ligji i ri do të ndalojë procesin e copëtimit të pulave të gjalla ose të grimcuara në prodhimin e vezëve në fabrikë.
Po ashtu, Zvicra ka paralajmëruar se një numër ndryshimesh të tjera janë parashikuar, gjithashtu edhe ndalimet për pesticide të caktuara, si dhe mbështetje për fermerët gjatë thatësirave.
Sipas infomacioneve, thuhet se kulturave bujqësore në Zvicër do t’u kushtohet rëndësi, se me çfarë pesticide do të ushqehen, kështu duke ndaluar një numër të konsiderueshëm të tyre.
Gjithashtu, ligji është vendosur të ndryshohet edhe për ta bërë më e lehtë për fermerët që përmes helikopterëve ushtarakë t’u dhurohet ujë për të ushqyer lopët e tyre, gjatë kohëve kur ka thartësira.
Nga ana tjetër, për kafshët shtëpiake, Zvicra do të bëjë një sërë lehtësirash të taksave për mbajtjen e tyre.
Sipas Lidhjes Zvicerane të Mbrojtjes së Kafshëve (SAP), 43% e familjeve zvicerane kanë të paktën një kafshë shtëpiake, shpesh një mace. Në 2018 kishte 1.6 milion mace kafshë shtëpiake, 505,000 qen, afërsisht të njëjtin numër brejtës dhe lepuj, 370,000 zvarranikë dhe më shumë se tre milionë peshq akuariumi.
Duhet theksuar se Zvicra ka 19.5 mace për 100 banorë, duke e bërë atë një nga vendet më të mira të maceve në Evropë. Ndërkohë për herë të parë në disa vjet, numri i qenve të mbledhur u rrit paksa. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?











