Lajme
Zvicër: Rënie e theksuar e ofertave për punë për shkak të pandemisë
Ofertat e reja të punës kanë rënë për më shumë se një çerek në Zvicër për shkak të pandemisë Covid-19 në sektorët e hoteleve, restoranteve dhe shërbimeve të ndryshme.
Mes prillit dhe qershorit ofertat për punë u ulën për 27%, njoftoi të martën firma e burimeve njerëzore Adecco Switzerland. Anna von Ow, një studiuese e Universitetit të Cyrihut, e cila ka punuar në raport, tha se rënia e ofertave të reja është shumë më e keqe sesa në krizat e mëparshme, përfshirë krizën financiare 2008-2009, kur ndikimi ishte më pak i papritur, përcjell albinfo.ch
“Praktikisht të gjitha fushat e jetës shoqërore, ekonomike dhe kulturore pushuan së funksionuari brenda natës”, tha ajo. Megjithëse të gjithë sektorët janë ndikuar, sektorët e hotelerisë, restoranteve janë goditur më keq; ata kanë një rënie prej 39%. Biznesi, shitjet, administrata u goditën gjithashtu (-35%), me gjithë mundësitë e krijuara nga punët e telekomunikacionit.
Shkencat natyrore, ndërtimi dhe mirëmbajtja u prekën më pak (-18%). Gjeografikisht, rajonet përreth Liqenit të Gjenevës, si dhe kantonet e Fribourg, Neuchâtel, Jura dhe Bernë u goditën më së shumti, ndërsa Zvicra Lindore u mbajt më mirë, njoftoi Adecco.
Ndërkohë, Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO) vlerëson se niveli mesatar i papunësisë në vitin 2020 do të rritet në 3.8%.
Situata e përgjithshme ekonomike gjithashtu ka qenë subjekt i parashikimeve; analiza e fundit, e botuar të martën nga instituti ekonomik KOF, llogarit se prodhimi ekonomik mund të bjerë me 5% në vitin 2020. Investimet e huaja gjithashtu kanë pësuar ulje, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit













