Lajme
Zvicër: Pas 24 vjet hetimesh, më në fund shpallet fajtor për vrasje
U deshën 24 vjet për hetuar vrasjen më enigmatike në Zvicër
Raportohet se një 65-vjeçar nga Maqedonia e Veriut u dënua me 18 vjet e tre muaj burgim në Biel. Gjykata e shkallës së parë e shpalli atë fajtor për vrasje dhe tentativë vrasjeje në Biel-Mett në vitin 1999, përcjell albinfo.at.
Kujtojmë se 24 vjet më parë u shkaktua një sulm brutal në ndalesën e udhëtarëve në Biel-Mett BE. Babai, nëna dhe djali i atëhershëm 14-vjeçar, asaj mbrëmje ishin në shtëpi.
Rrëfimi vazhdon ku dy djemtë më të mëdhenj po bënin biznes me një klient në stacionin e trenit. Një grup prej katër burrash hynë në shtëpi dhe prangosën të pranishmit. Burrat ishin të maskuar dhe të armatosur.
Thuhet se djali dhe prindërit janë torturuar nga autori. Kur dy vëllezërit arritën në shtëpi, sulmuesit qëlluan të paktën katër të shtëna në drejtim të 22 dhe 23-vjeçarëve të atëhershëm. E vetmja gjurmë e ADN-së çoi tek i dënuari tani.
Tutje raportohet se hetuesit i ranë në gjurmë shtetasit të MV vetëm rastësisht në vitin 2015, kur burri raportoi një thyerje në qoshkun e tij në Bernë.
Gjurma e tij e ADN-së përputhej me gjurmët e ADN-së në skenën e krimit në Biel.
Grabitja brutale e një familjeje në qershor të vitit 1999 u konsiderua si një çështje penale e pazgjidhur prej vitesh.
Ndërkohë, në të gjitha deklaratat, burri gjithmonë ka mohuar përfshirjen në grabitjen e vitit 1999. Avokati i tij mbrojtës kishte kërkuar shpalljen e pafajësisë.
Analiza e ADN-së është me vlerë të dyshimtë. Zyra e prokurorit publik e pa të provuar përfshirjen e burrit në grabitje dhe kishte kërkuar një dënim me 18 vjet burg.
Mediat zvicerane shkruajnë se gjatë grabitjes në lagjen Biel’s Mett, disa burra të maskuar lidhën dhe torturuan me shirit ngjitës një çift dhe djalin e tyre më të vogël.
Rasti tregohet se kur dy djemtë e tjerë të çiftit kanë ardhur në shtëpi në orët e vona të mbrëmjes, njëri prej autorëve ka qëlluar papritur nga dritarja. Një djalë 22-vjeçar ka mbetur i vrarë. Autorët kanë shpëtuar pa u zbuluar.
Sfondi i grabitjes është ende i paqartë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?









