Lajme
Zvicër: Pastruesit e oxhaqeve, të mbingarkuar me punë
Ligji thotë se të gjithë oxhaqet duhet të mirëmbahen dhe pastrohen një herë në vit
Pastruesit e oxhaqeve janë të mbingarkuar në Gjenevë, pasi shumë familje duan të rikthejnë në veprim oxhakun e tyre të injoruar prej kohësh.
Duke u përballur me një krizë të mundshme energjetike dhe kufizime federale në temperaturat shtëpiake, përdorimi i drurit duket se është një opsion që ia vlen të eksplorohet.
Ligji thotë se të gjitha oxhaqet duhet të mirëmbahen dhe të pastrohen një herë në vit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Por, pastruesit e oxhakut dhe kompanitë që instalojnë djegës druri i kanë thënë Tribune de Genève se kanë pasur kaq shumë kërkesa, saqë tani mund të duhen 5 muaj për të marrë një takim.
Nëse një oxhak nuk është përdorur për shumë vjet, duhet të kontrollohet me një aparat fotografik për t’u siguruar që është i sigurt.
Shërbimi Zjarrfikës i Gjenevës thotë se një oxhak i mirëmbajtur keq mund të nënkuptojë tym në shtëpi ose më keq, një zjarr në vetë oxhakun.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













