Shkurt.ch
Zvicër: Pensioni, edhe për femrat, në moshën 65 vjeçare
Me ngritjen e moshës së pensionimit për femra nga 64 në 65 vjet, në Zvicër brenda vitit do të kurseheshin 800 milionë franga
Komisioni për çështje sociale i Parlamentit Federal synon që të shtyjë në 65 vjet moshën e pensionimit për gratë. Iniciativën për këtë ngritje e ka dhënë FDP, ndërsa në votimin e bërë në komision 13 vota kanë qenë pro këtij propozimi dhe 11 kundër.
Sipas propozuesit, me ngritjen e moshës së pensionimit për femra nga 64 në 65 vjet, në Zvicër brenda vitit do të kurseheshin 800 milionë franga. Të hollat e kursyera, sipas iniciativës parlamentare, në asnjë mënyrë nuk do të shfrytëzoheshin për qëllime kompensimi. Kjo do të thotë se ajo shumë nuk bën të përdoret për financimin e pensionimit të parakohshëm.
Komisioni pë çështje sociale ka kundërshtuar propozimin për përshtatjen automatike të pensioneve me shtrenjtimet e kostos së jetës. Kundër këtij propozimi kanë qenë 17 anëtarë ndërsa pro, vetëm 6 sish.
E-Diaspora
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person












